E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Transformimi i “Gert Gjeneralit”, si duket 52-vjeçari që vrau Naim Zyberin
Lajme

Transformimi i “Gert Gjeneralit”, si duket 52-vjeçari që vrau Naim Zyberin

Një nga figurat më të njohura të botës së krimit shqiptar, Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, është arrestuar në Belgjikë pas një periudhe të gjatë në kërkim ndërkombëtar.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari është kapur në posedim të dokumenteve italiane të falsifikuara, çka ngriti dyshime mbi identitetin e tij dhe çoi në identifikimin nga autoritetet.

Gjinarari mban mbi supe një dënim me burgim të përjetshëm për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik narkotikësh dhe përfshirje në organizatë kriminale. Emri i tij lidhet veçanërisht me ekzekutimin e Naim Zyberit, një personazh i njohur i botës së krimit në Tiranë, i cili u vra në vitin 1997 në Itali.

Ngjarja ndodhi në një spital në Milano, ku viktima po trajtohej. Sipas hetimeve të kohës, Gjinarari dhe bashkëpunëtori i tij arritën të hynin në ambientet e spitalit duke u shtirur si familjarë, ndërsa arma e përdorur ishte fshehur në një buqetë me lule – një detaj që e bëri krimin edhe më tronditës.

Pas dënimit nga drejtësia italiane, ai u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2014, ku gjykatat shqiptare konfirmuan vendimin për burgim të përjetshëm. Megjithatë, në vitin 2019, Gjykata e Korçës vendosi lirimin e tij me kusht, një vendim që shkaktoi reagime të forta publike dhe politike.

Ky vendim u rrëzua më vonë nga Gjykata e Apelit, e cila urdhëroi rikthimin e tij në burg. Por Gjinarari nuk iu bind këtij vendimi dhe u zhduk, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vite.

Arrestimi i tij në Belgjikë pritet të hapë rrugën për procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë, ku ai do të duhet të përballet sërish me drejtësinë për të vuajtur dënimin e mbetur.

Ndërkohë, në media kanë qarkulluar edhe imazhe të fundit të tij, ku vihet re një ndryshim i ndjeshëm në pamje, çka tregon për një transformim të dukshëm gjatë kohës që qëndronte në arrati.

Transformimi i “Gert Gjeneralit” - Si ka ndryshuar 52-vjeçari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.