E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol në banesën e shumëkërkuarit Julian Balla në Shijak
Uncategorized

Tritol në banesën e shumëkërkuarit Julian Balla në Shijak

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, ka shpërthyer në banesën e vëllait të Fadil alias Julian Ballës, person i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur të shtunën në zonën e Shijakut, por ngjarja nuk është bërë publike nga Policia e Shtetit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së Altin Ballës. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka qenë objektivi i sulmit apo nëse mesazhi ishte i destinuar për vëllain e tij, Fadil alias Julian Balla. Sipas burimeve hetimore, mënyra e vendosjes së eksplozivit lë të kuptohet se bëhet fjalë më shumë për një akt paralajmërues sesa për një atentat me synim eliminimin fizik.

Fadil alias Julian Balla, ish-president i klubit të futbollit Erzeni, ndodhet në kërkim prej më shumë se një viti në kuadër të hetimeve të SPAK për një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e kokainës, e cila sipas autoriteteve drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja. Çela ndodhet në burg në Shqipëri, ndërsa Çopja po gjykohet në Belgjikë për akuza që lidhen me vrasje.

Balla njihet gjithashtu si biznesmen dhe pronar i disa pasurive të sekuestruara apo nën hetim. Kompania e tij ka përfituar tenderë publikë ndër vite, ndërsa SPAK ka sekuestruar kompleksin “Ajman Park”. Ai rezulton gjithashtu pronar i vilës “Elysian” në bregdetin e Dhërmiut, me një vlerë të raportuar rreth 1 milion euro.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të vendosjes së lëndës shpërthyese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.