Djali në kërkim për plagosje!
BERAT-Një shpërthim eksplozivi është raportuar në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Çlirim’, Berat. Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit në pronësi të Sali Fetiut babait të Asllan Fetiut, administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Asllan Fetiu administrator i “AnaMark” është në kërkim nga policia pasi në mars të këtij viti, 37-vjeçari qëlloi me thikë në bark një të moshuar në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias”. Fetiu është futur në lokal me thikë në dorë dhe ka kërkuar një person me precedentë penalë, të quajtur Fatjon Azizolli, por i moshuari i ka thënë se ai nuk ndodhej aty dhe ka kërkuar ta nxjerrë jashtë. Në konfrontim e sipër, 37-vjeçari ka qëlluar me thikë 85-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.