E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë: Së bashku përjetuam…
Flash

Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë: Së bashku përjetuam…

Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta, në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento”, të mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.Balloja, e njohur si një nga mbrëmjet më elegante dhe aristokrate në Evropë, mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.Në një postim në rrjetet sociale, Princ Leka teksa ndan videon, shkruan se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.

“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”-shkruan Princ Leka.

Tashmë lidhja e tyre është zyrtare dhe Princ Leka nuk e “fsheh” më dashurinë e tij të re pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë, me të cilën ka një vajzë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.