E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz
Flash

Tritol rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar eksplozivi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.