Trondit Erik Lloshi: Si më ftuan të ‘qaja për Shpatin’ në emision
Këngëtari Erik Lloshi ka reaguar hapur dhe me indinjatë të thellë ndaj disa komenteve të papranueshme që ka marrë në prapaskenat televizive, pas pjesëmarrjes së tij në programet ku ka folur për humbjen e mikut të tij, këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.
I ftuar te Ermal Peçi, Lloshi tregoi se në momentin e parë publik pas lajmit tragjik, nuk ka arritur të frenojë emocionet dhe lotët. Por pas daljes nga studio, disa persona e kanë trajtuar dhimbjen e tij si “performancë”.
“Pas emisionit më thonin: ‘Sa bukur qaje’. Madje më vinin ftesa që të shkoja prapë në studio, vetëm që të qaja përsëri për Shpatin. Kjo më neveriti”, rrëfen artisti.
I revoltuar nga ky cinizëm, Lloshi tregon se njëri prej tyre ka marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“I thashë: Do qaj kur të vdesësh ti. Jo më për klikime.”
Këngëtari shprehet se kjo situatë i ka treguar edhe një herë sa e deformuar mund të bëhet ndonjëherë media dhe sa pak respekt u lihet emocioneve të sinqerta të njerëzve që po përballen me humbje të vërteta.
“Njerëzit bëhen jo njerëzorë për disa klikime,” tha ai, duke dënuar hapur këtë lloj hipokrizie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



