E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump i kërkon që Europa të mos blejë naftë ruseP
Lajme

Trump i kërkon që Europa të mos blejë naftë ruseP

Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, ish-presidenti amerikan Donald Trump u bë pjesë e një videokonference me liderët e “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, ku kërkoi që Europa të ndalojë menjëherë blerjen e naftës nga Rusia.

“Europianët duhet të ndalojnë së bleri naftën ruse,”tha Trump, duke shtuar se është thelbësore të ushtrohet presion ekonomik edhe ndaj Kinës, të cilën e akuzoi se “financon luftën ruse”.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur liderë të vendeve të BE-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mblodhën në Paris për të diskutuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të koordinuar strategjitë e mëtejshme të sigurisë.

Pas përfundimit të takimit, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se humbjet ruse në Ukrainë janë shumë të rënda.

“Nuk e dimë bilancin e saktë të kësaj lufte. Por dimë që Rusia ka humbur, sipas vlerësimeve, mbi një milion ushtarë të vrarë ose të plagosur për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas që nga nëntori i vitit 2022”, deklaroi Macron.

Koalicioni i të Vullnetshmëve përfshin dhjetëra vende të Evropës dhe botës perëndimore, të cilat janë angazhuar për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Diskutimet në Paris u përqendruan në garantimin e sigurisë afatgjatë të Ukrainës dhe nevojën për të frenuar burimet financiare të Rusisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.