E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump  i revoltuar me Spanjën për Iranin
Flash

Trump i revoltuar me Spanjën për Iranin

Aleate e tmerrshme, urdhërova ndërprerjen e tregtisë me të

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën për shkak të qëndrimit të saj ndaj ofensivës në Iran dhe ka deklaruar se “nuk dëshiron të dijë asgjë që ka të bëjë” me këtë vend. “Spanja nuk ka absolutisht asgjë që na intereson, përveç njerëzve të saj, të cilët janë të mrekullueshëm. Kanë njerëz të mrekullueshëm”, është shprehur ai.

“Disa vende evropiane, si Spanja, kanë qenë të tmerrshëm. Madje i thashë Scott-it (Scott Bessent, sekretar i Thesarit të Shteteve të Bashkuara) që të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën”, ka deklaruar Trump gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Gjithashtu, presidenti amerikan ka paralajmëruar se “askush” nuk do t’i thotë se nuk mund të përdorë bazat e tij, pasi qeveria spanjolle ndaloi përdorimin e bazave ushtarake të Rota-s dhe Morón-it për luftën në Iran.

Trump ka kritikuar sërish Spanjën për shpenzimet në mbrojtje, duke theksuar se “ishte i vetmi vend i NATO-s që nuk pranoi t’i rriste në 5%”. Nuk besoj se do të kishin pranuar t’i rrisnin shpenzimet në mbrojtje; donin ta mbanin në 2% dhe nuk paguajnë as 2%”. Për të gjitha këto arsye, ai e konsideron të nevojshme “të ndërpritet e gjithë tregtia me Spanjën”.

“Nuk jam i kënaqur as me Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar Trump, duke pohuar se Londra “ka qenë shumë pak bashkëpunuese” në sulmet ndaj Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka justifikuar nisjen e operacionit ushtarak kundër Iranit, duke thënë se, sipas tij, Teherani “do të sulmonte i pari”.

“Ishim duke zhvilluar negociata me këta të çmendur dhe, sipas mendimit tim, ata do të sulmonin të parët. Do të sulmonin. Nëse nuk do ta bënim ne, do ta bënin ata të parët”, ka deklaruar Trump në lidhje me dialogun, të ndërmjetësuar nga Omani, që iranianët dhe amerikanët po zhvillonin për të kufizuar programin bërthamor iranian.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.