E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump  me kërcënim të ri për Iranin:Do goditet rëndë!
Bota

Trump me kërcënim të ri për Iranin:Do goditet rëndë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të ri në platformën e tij Truth Social, ku paralajmëron përshkallëzim të mëtejshëm të situatës me Iranin.

Në postimin e tij, Trump deklaron se Irani “ka kërkuar falje dhe është dorëzuar ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se Teherani ka premtuar se nuk do të kryejë më sulme kundër vendeve të rajonit.

Sipas tij, ky premtim erdhi vetëm pas asaj që e quajti “sulm i pamëshirshëm” i kryer nga SHBA dhe Izraeli kundër objektivave iraniane.

Megjithatë, raportimet nga rajoni tregojnë se tensionet mbeten të larta. Një sulm i dyshuar me dron është raportuar pranë Dubai International Airport, ndërsa autoritetet në Qatar njoftuan se kanë interceptuar një raketë.

Në fund të mesazhit të tij, Trump lëshon një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se “sot Irani do të goditet shumë rëndë”.

Ai shton se në shqyrtim për sulme të mundshme janë edhe “zona dhe grupe njerëzish që nuk ishin marrë më parë në konsideratë si objektiva”, duke paralajmëruar mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak në rajon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.