Trump nuk kursen as Papën, e portretizon veten si “Mesia”

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur debat në rrjetet sociale pasi publikoi një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku paraqitet në një rol simbolik si “Mesia”.

Në këtë ilustrim të stilizuar, Trump shfaqet i veshur me rroba në nuanca të kuqe dhe të bardhë, ndërsa vendos dorën mbi ballin e një personi të sëmurë, në një skenë që sugjeron shërim dhe fuqi shpirtërore. Rreth tij duken figura të ndryshme, përfshirë një mjek, një ushtar dhe individë që e shohin me admirim, ndërsa një dritë e fortë nga sfondi i jep gjithë kompozimit një atmosferë mistike.

Postimi u publikua në platformën Truth Social, menjëherë pas kritikave të forta që Trump adresoi ndaj Papa Leones XIV lidhur me qëndrimet e këtij të fundit për luftën.

Në reagimet e tij, Trump akuzoi Papën se po mban një qëndrim të afërt me të majtën radikale dhe i kërkoi të përqendrohej në rolin e tij fetar, duke u sjellë si një udhëheqës shpirtëror dhe jo si figurë politike. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të ishte zgjedhur në krye të Kishës nëse nuk do të kishte qenë më parë pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër, Papa reagoi duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga thirrjet për paqe. Ai nënvizoi se misioni i tij mbetet promovimi i dialogut dhe përpjekjet për t’i dhënë fund konflikteve, pavarësisht kritikave që mund të vijojnë.

Publikuar nga Publik Media