E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderat 1 milion euro në Divjakë, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarët
Lajme

Tenderat 1 milion euro në Divjakë, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka mbyllur hetimet për një çështje që përfshin disa zyrtarë të Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen për shqyrtim në GJKKO.

Në këtë proces janë marrë të pandehur Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, e cila ushtronte funksionin e drejtoreshës së Planifikimit të Zhvillimit të Territorit.

Sipas organit të akuzës, ndaj tyre rëndon vepra penale e “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”, e dyshuar se është kryer në bashkëpunim.

Hetimet lidhen me tre procedura prokurimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale që i afrohet 1 milion eurove. Burime bëjnë me dije se kjo çështje ka dalë në dritë si pjesë e një fragmenti të shkëputur nga një hetim më i gjerë, duke çuar më pas në një procedim të veçantë penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.