Trump sulmon prokurorin e Sorosit pas vendimit historik: Fitore e madhe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump reagoi pasi Gjykata Supreme në SHBA mori një vendim historik, duke vlerësuar se Trump gëzon imunitet nga ndjekja penale për aktet e tij zyrtare.

Kandidati republikan tha në një postim se kjo është një fitore e madhe për demokracinë dhe Kushtetutën.

“Jam krenar që jam amerikan,” tha Trump.

Pak më vonë, ai sulmoi ashpër presidentin amerikan, Joe Biden dhe prokurorët që kanë ngritur akuza ndaj tij.

Veçanërisht në qendër të sulmit ishte prokurori i sponsorizuar nga Soros, Alvin Bragg.

“Vendimi historik i sotëm i Gjykatës Supreme duhet t’i japë fund të gjitha gjuetive të shtrigave të Joe Biden kundër meje, duke përfshirë mashtrimet e Nju Jorkut, të përgatitura prokurori i mbështetur nga Sorosi, Alvin Bragg; sulmin e paturpshëm të Prokurores së Përgjithshme raciste të Nju Jorkut, Tish James mbi biznesi fantastik që kam ndërtuar dhe ‘rastin’ e rremë Bergdorf,” shkruan Trump.

Publikuar nga Publik Media