Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re telefonike 50-minutëshe këtë të shtunn, sipas raportimeve të mediave ruse që citojnë një burim nga Kremlini.
Sipas të njëjtave burime, në kontekstin e bisedës, të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, me presidentin rus që dënoi operacionet ushtarake që izraelitët kanë nisur në orët e fundit kundër Iranit.
Sipas palës ruse, biseda telefonike që të dy udhëheqësit patën sot ishte “substanciale” dhe “shumë e dobishme”, ndërsa Putin i uroi Trump ditëlindjen.
Nga ana e tij, presidenti i SHBA-së e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme si shumë shqetësuese. Megjithatë, ai theksoi se negociatorët amerikanë janë të gatshëm të ulen përsëri në tryezën e negociatave me palën iraniane