E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!
Denoncime

e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!

Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur

Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë jashtë funksionit duke krijuar stres të qytetarët që kërkojnë të marrin shërbim përmes platformës në fjalë.

Qytetarët shkruajnë se aplikimet nuk marrin përgjigje, dokumentet nuk gjenerohen dhe në shumë raste, faqja nuk hapet fare. Një qytetare shprehet se ka më shumë se një javë që pret një dokument urgjent, por portali nuk është në funksion të qytetarëve.

“Kemi dit qe futemi ne e albania dhe nuk na pergjigjet kemi apliku per dokumenta dhe vajti mbi nje jave qe nuk na vjen asnje pergjigje dhe po na prishin pune kshu sepse me duhet me patjeter ai dokument dhe skam ku ta marr tjeter me shpejt sesa te ai app. Madje dhe sot nuk hapet fare si program. Tlutem postoje pak noshta marim naj pergjigje sps nuk vazhdohet dhe kështu”, shkruan një qytetare.

“A ka dijeni njeri per kete problem. Ealbania ka dale jashte funksionit. Apo dit e shtune dit pushimi”, shkruan qytetari.

Ironia është se për mirëmbajtjen e këtij portali digjital, qeveria ka hedhur miliarda lekë ndër vite, të menaxhuara nga Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t, institucioni që teorikisht garanton funksionimin e platformave shtetërore online. Por rezultati duket se është një faqe që në vend të ofrojë shërbim, jep “error”.joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.