E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump vlerëson presidenten e Kosovës: Po bën një punë të madhe!
Bota

Trump vlerëson presidenten e Kosovës: Po bën një punë të madhe!

kur të keni probleme, më telefono..

Në  nisje të  mbledhjes  së Bordit të Paqes në Washington. Presidenti Donald Trump prezantoi gjithë liderat pjesëmarrës në këtë takim, mes tyre kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe dhe tani po silleni mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua”, u shpreh ai.

Trump u ndal edhe tek disa konflikte që tha se i ka ndalur.

“Kosovë, Serbi, çohuni. Jeni duke kaluar mirë, dhe kur nuk jeni duke kaluar mirë, më telefononi mua. Ne do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, tha më tej presidenti amerikan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.