E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Tu q** ropt”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK
Lajme

“Tu q** ropt”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme pjesë nga dosja hetimore që lidhet me hakerimin e sistemit informatik të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në dokumentet e bëra publike nga Berisha, përfshihen komunikime mes dy të pandehurve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët rezultojnë se kanë komunikuar me njëri-tjetrin lidhur me ndërhyrjen në sistemet e SPAK.

Sipas pjesës së dosjes të publikuar nga Berisha, më datë 12 shkurt 2025, në orën 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen:

“A mos e hapsha dot“.

Në vijim, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ku thuhet:

“Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Sipas dosjes hetimore, nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Më tej, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak Gjoni kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnold Rrokaj shprehet:

“Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

Në deklaratën e tij publike, Sali Berisha theksoi se kjo dosje, sipas tij, dëshmon se kryeministri Edi Rama është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e dosjeve në SPAK.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.