E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i korrupsionit 50 MLN euro !
Lajme

Tuneli i korrupsionit 50 MLN euro !

Naim Noka

Sot ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë  fotot  nga takimi i Ramës, Ballukut në Ankara. duke konfirmuar  akuzat për Tunelin e Llogarasë.

Në labirintet e korrupsionit galopant  shqiptar, duket se Tuneli i Llogarasë, është  simbol i kapjes së shtetit dhe abuzimi flagrant me fondet publike. Kompania turke INTEKAR ASL, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e këtij tuneli mes procedurash të dyshimta, raportoi fitime të majme prej 12 milionë eurosh për vitin 2023. Kjo, ndonëse nuk e ka hedhur fare një lopatë për ndërtimin e tunelit.

Nga të dhënat e siguruara prej bilanceve të kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit , del në pah një  situatë skandaloze .

INTEKAR ASL ka arritur të gjenerojë të ardhura prej 70 milionë eurosh nga pagesat shtetërore, me një normë fitimi prej 17,3% – një normë që kap dyfishin e mesatares kombëtare për vitin 2022.

Por çfarë e bën këtë situatë edhe më të rëndë është fakti që punimet e ndërtimit nuk janë kryer nga kjo kompani, por nga nënkontraktori Gjoka Konstruksion, i cili ishte skualifikuar më parë nga tenderi për ofertën e tij më të ulët prej 50 milionë eurosh.

Kaq pak  të dhëna mjaftojnë që SPAK-u të paktën të kishte hapur  hetimin për Tunelin e Korrupsionit.

Akuzat e ngritura më herët nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili  e quan Tunelin e Llogarasë si një aferë të pastër korruptive. Kompania turke është shpallur fituese pavarësisht ofertës së saj më të shtrenjtë me 50 milionë euro, vetëm pak javë pas një takimi të zhvilluar në Ankara me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Fotot dhe videot nga ky takim janë një dëshmi e heshtur e pazarit të errët që është bërë pas dyerve të mbyllura.

   Një pazar që kanë përfituar 50 milionë euro  miqtë turq të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, ndërsa taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për një tunel që mund të ishte ndërtuar me një kosto shumë më të ulët.

Ky skandal 50 MLN euro, tregon sa thellë performon  Rama e Balluku në  abuzimet  me taksat e popullit dhe se  qeverisja e tyre  është  gara për to përdorur fondet publike  për qoka sipas nevojave dhe interesave  të tyre herë  tek pashallarët turq  të Erdoganit, herë tek oficerët e korruptuar të FBI,  gjithmonë  kundër interesave dhe   ekonomisë së shqiptarëve më të varfër në kontinet.

Shqipëria po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, dhe të falesh 50 MLN euro nga paratë publike  siç Erdogani u  fal nga 5 lira  fëmijëve  në takimet për show , është një tradhti ndaj popullit dhe një shenjë e qartë se demokracia jonë është në rrezik. Ndaj ‘kolegu’  i Ramës Altin Dumani duhet të kishte hapur kryesisht prej kohesh hetimin për  krimin me “inteligjent”  në Tunelin e Korrupsionit 50 MLN eurosh.

Është koha për të kërkuar llogari dhe për të mos lejuar që këto skandale të kalojnë pa u ndëshkuar nga SPAK dhe drejtësia.

Tuneli i Llogarasë  duhet që  t’i përvëlojë thonjtë e kryeministrit, Ballukes së tenderave dhe cilindo pushtetar që bën rrush e kumbulla fondet publike të një pupulli me 2 mln banorë rezidentë dhe ku më shumë se gjysma e tij, jeton nën minimumin jetik.

Tuneli i Korrupsionit 50 MLN eurosh është  një rast i pastër për  DREJTËSINË  për të ndëshkuat përgjegjësit që futen duart  në paratë e popullit dhe menderosen siç kanë bërë një dekadë besimin publik. Ndaj i dashur ” koleg” Dumani,  je i vonuar në dosjen e  Tunelit të Korrupsionit që të çon tek vilat e Samir Manes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.