Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament në Durrës
Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në Durrës, në një pallat pranë Muzeut Arkeologjik të qytetit.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja kishte marrë apartamentin me qira ditore dhe është gjetur pa shenja jete brenda banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes. Pritet që hetimet dhe veprimet procedurale të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



