Turistja ukrainase ndërron jetë në spital, vajza në intubim

Ka ndërruar jetë turistja ukrainase, e cila u nxorr nga deti në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ndërsa trupi do dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj. Vajza e saj ndodhet ende në intubim.

Dy turistet ukrainase rrezikuan mbytjen mesditën e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës, në afërsi të zonës së “Ujit të Ftohtë”.

Ato u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Publikuar nga Publik Media