E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përurua dy muaj më parë, degradon rruga Qukës-Qafë Plloçë
Lajme

U përurua dy muaj më parë, degradon rruga Qukës-Qafë Plloçë

260 milionë euro të çuara dëm

Një rrëshqitje dherash u regjistrua të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të tij. Fatmirësisht, nuk pati dëme, por ngjarja ka shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij aksi, i cili u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto marramendëse prej 260 milionë eurosh.

Kompania kontraktore ndërhyri menjëherë për pastrimin e rrugës dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes. Megjithatë, përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt nxjerr në pah probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi. Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks kishte bllokuar për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila pritej të ishte një investim strategjik për lidhjen Lindje-Perëndim, po shndërrohet në shembull të mungesës së përgjegjësisë dhe keqmenaxhimit të fondeve publike. Në vend që të lehtësojë lëvizjen dhe zhvillimin e zonës, aksesi i shtrenjtë, i përfunduar pas 14 vitesh, tregon se 260 milionë euro nuk garantojnë një vepër të qëndrueshme, sidomos kur mungon transparenca dhe kontrolli në çdo fazë të ndërtimit.

Rruga e re kombëtare u inaugurua më 5 shtator nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, por tashmë pamjet nga aksesi tregojnë situatën problematike që shqetëson banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.