U shkarkua sot, çfarë pritet të ndodhë të enjten me çështjen Veliaj
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me 51 vota pro shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas këtij vendimi, Prefekti i Qarkut Tiranë pritet të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave, ndërsa të enjten është parashikuar mbledhja e qeverisë ku pritet të formalizohet shkarkimi.
Në mbledhjen e sotme munguan tre anëtarë të këshillit bashkiak: Anuela Ristani, kryetare e komanduar, si dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.
Veliaj u shkarkua me mbështetjen e gjerë të forcave politike, pasi pro votuan këshilltarët e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Nismës Thurje dhe Lëvizjes Bashkë.
Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.
Gjithashtu, këshilltarët Aldo Merkoci, Gazmend Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk u përfshinë në procesin e votimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



