E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra për një kafe, zbulohet e shkuara problematike e Flori Paluçit
Lajme

U vra për një kafe, zbulohet e shkuara problematike e Flori Paluçit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një konflikt banal ka përfunduar në tragjedi, duke lënë të vrarë dy persona me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Manëz, ku sipas burimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një debati për një kafe. Njëri prej personave të përfshirë në konflikt mësohet se ka kërkuar një ekspres, por aparati ka qenë i fikur. Pas kësaj, ka nisur një debat me kamerierin, ku më pas është përfshirë pala tjetër, duke çuar në përshkallëzimin e situatës.

Si pasojë e përplasjes me armë, kanë humbur jetën dy persona: Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se Aranit Kurti është qëlluar për vdekje nga Flori Paluçi, ndërsa ky i fundit është vrarë më pas nga shtetasi Daniel Pepa, 21 vjeç, gjithashtu banues në të njëjtën zonë. Pepa është shpallur në kërkim dhe policia po vijon kontrollet për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka pasur probleme me ligjin edhe jashtë vendit, ndërsa i dyshuari kryesor, Daniel Pepa, njihet në komunitet si një person me precedentë dhe sjellje problematike.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë apo që ka dijeni mbi konfliktin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.