U zhduk në Greqi, Alket Rizai dyshohet se fshihet në Shqipëri
Kërkimi për Alket Rizain vijon në Greqi, ndërsa hetuesit grekë kanë hapur edhe pistën që e çon atë drejt Shqipërisë.
Sipas informacioneve që po shqyrtohen nga autoritetet helene, gjurma e fundit e Rizait është lokalizuar në veri të Greqisë. Dyshimet janë se prej këtij rajoni ai mund të jetë drejtuar drejt zonës kufitare dhe më pas të ketë kaluar ilegalisht në territorin shqiptar.
Kjo pistë është ngritur ndërsa kërkimet në territorin grek nuk kanë dhënë ende rezultat. Për këtë arsye, autoritetet po analizojnë lëvizjet e tij të fundit dhe po përpiqen të rindërtojnë itinerarin që mund të ketë ndjekur pas zhdukjes nga radarët e policisë.
Mundësia e kalimit në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në kuadër të hetimit, por deri në këtë moment mbetet vetëm një pistë hetimore.
Nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke se Alket Rizai ka kaluar kufirin dhe ndodhet në Shqipëri. Po ashtu, nuk është bërë e ditur ndonjë vendndodhje konkrete ku ai mund të jetë fshehur në territorin shqiptar.
Autoritetet vijojnë të verifikojnë informacionet mbi lëvizjet e tij, ndërsa kërkimet dhe hetimet në Greqi vazhdojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



