E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uashingtoni  reagon pas marrëveshjes në Ohër: U bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen
Bota

Uashingtoni reagon pas marrëveshjes në Ohër: U bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.

Në një postim në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordësimin për zbatimin e marrëveshjes.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e saj.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre”, tha ai, duke iu referuar propozimit evropian që palët e pranuan më 27 shkurt në Bruksel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.