E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ABI Bank dhe vizita  shtetërore e Linda Ramës në Nju Jork
Politikë

ABI Bank dhe vizita shtetërore e Linda Ramës në Nju Jork

Richard Lukaj rezulton të jetë zyrtarisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i ABI Bank.

Por ajo që është raportuar sot tregon se më shumë se një udhëtim shtetëror i kryeministrit Rama, prania e tij në Nju Jork po rezulton një vizitë punël e bashkëshortes së tij Linda Rama në kuadër ta angazhimit të saj okult në ABI Bank ku ajo është zyrtarisht anëtare bordi, ndërsa jo zyrtarisht bashkëshortja e kryeministrit flitet se zotëruesja e kësaj banke pos aksionerja kryesore.

Bankieri i njohur shqiptaro-amerikan Richard Lukaj ka publikuar së fundmi një takim ku së bashku me familjen e tij, po darkon me çiftin Rama. Po çfarë rëndësie ka kjo? Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj rezulton të jetë zyrtarisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i ABI Bank.

Ndërsa jo zyrtarisht ai rezulton të jetë edhe bashkë aksioner me Linda Ramën në ABI Bank. Ajo që të bën te mendosh për këtë takim të bankierit Lukaj dhe çiftit Rama në Nju Jork është fakti se informacionet flasin për një transaksion të madh financiar që duket se është proces kohët e fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për blerjen nga ana a ABI Bank të një tjetër banke që operon në tregun shqiptar, konkretisht Veneto Bank. Nëse në logjikën financiare fuzione ekonomike të tilla janë një normalitet, fakti se që prej 2013 me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ylli ndriçues i tregut financiare shqiptar është pikërisht me ABI Bank, pse siç njihet ndryshe “Banka e Linda Ramës”. Dhe fakti që vetëm pas 4 vitesh kjo bankë është në gjendje të blejë një tjetër bankë që operon në Shqipëri prej gati 12 vitesh, kjo shton akoma më shumë dyshimet për veprimtarinë okulte të ABI Bank.

Ky udhetim pervec fotos me Presidentin Trump për Edi Ramën, bashkëshortin e pronares së ABI Bank, udhëtimi i tij me paratë e shqiptarëve në Nju Jork mund të quhet me plotë gojë një dështim diplomatik si shtetar, dhe një sukses personal për portofolin familjar Rama-Basha (Linda).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.