E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri
Lajme

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka miratuar në mbledhjen e datës 18 Prill 2026 çmimet e reja për karburantet, duke përcaktuar tavanet që duhet të zbatohen nga të gjithë operatorët në treg.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 197 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë nuk duhet të kalojë 185 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 172 lekë për litër, ndërsa për tregun me shumicë në 160 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi që sot, më 18 prill, në orën 10:30 dhe do të mbeten të pandryshuara deri në një vendim të ri nga bordi, i cili pritet të reflektojë luhatjet e tregut në vijim.

Autoritetet kanë theksuar se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm për të gjithë subjektet që operojnë në tregun e karburanteve. Çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masa të rrepta, deri në pezullim të aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë të ditur se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.