Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit në SPAK, kallëzim për tenderat
Kkallëzim për tenderat
Tenderat e shërbimeve, infrastrukturës dhe pajisjeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë bërë objekt i një kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas pretendimeve të kallëzimit, procedurat përfshijnë shuma të konsiderueshme financiare dhe dyshime për abuzime.
Në fokus janë drejtues të institucionit arsimor, të cilët kallëzuesit kërkojnë të hetohen për përgjegjësinë e tyre të mundshme.
Tashmë i takon SPAK-ut të shqyrtojë materialet e paraqitura dhe të vlerësojë nëse ka elemente që kërkojnë nisjen e një hetimi.
Deri në një vendim të formës së prerë, personat e përmendur gëzojnë prezumimin e pafajësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



