E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UPSSS!! Shteti u bën “gjëmën” influencerave në Shqipëri
Lajme

UPSSS!! Shteti u bën “gjëmën” influencerave në Shqipëri

Tatimet: Deklaroni fitimet online ose do të gjobiteni!

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve që sigurojnë të ardhura përmes platformave online t’i deklarojnë ato brenda datës 31 mars, përmes sistemit DIVA. Në të kundërt, paralajmërohet se do të përballen me gjoba dhe penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

Në fokus të këtij njoftimi janë veçanërisht personat që realizojnë fitime nga aktiviteti në rrjetet sociale, përfshirë influencerët që përfitojnë të ardhura nga reklamimet dhe bashkëpunimet online.

Sipas sqarimit zyrtar të Administrata Tatimore, në Deklaratën e të Ardhurave Individuale për vitin 2025 duhet të përfshihen të gjitha fitimet e realizuara gjatë vitit të kaluar nga aktivitetet në internet. Kjo përfshin të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale, platformat e videove, rezervimeve apo reklamat online.

Individët duhet të raportojnë të ardhurat e gjeneruara nga platforma si Meta (Facebook, Instagram, WhatsApp), Google, YouTube, Airbnb dhe Booking.com, si dhe çdo platformë tjetër që siguron të ardhura.

Tatimet theksojnë se duhet të deklarohen jo vetëm pagesat e marra përmes transfertave bankare, por edhe ato të realizuara në forma të tjera, përfshirë pagesat elektronike apo në dorë. Sipas institucionit, autoritetet disponojnë të dhëna mbi qarkullimin e të ardhurave në këto platforma, ndaj çdo mosdeklarim do të sjellë pasoja financiare për individët.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 33 milionë euro u raportuan si të ardhura të krijuara nga aktiviteti në rrjetet sociale dhe platformat online, të cilat duhej të deklaroheshin në sistemin DIVA.

Administrata Tatimore u bën apel të gjithë individëve që të verifikojnë detyrimin për deklarim dhe të plotësojnë deklaratën brenda afatit ligjor për të shmangur penalitetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.