Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola me Granadën, në ndeshjen e La Liga 2 ndaj Cartagjenës.
29-vjeçari shkon në kuotën e 13-golave në këtë edicion, në 17 sfida ku është impenjuar. Ky është sezoni i katërt me fanellën e Granadës, teksa më parë është aktivizuar për Lokomotivën e Zagrebit dhe Ferencvaros.