Valbonë/ IKMT fillon prishjen e bujtinave prej druri
Nxirren jashtë turistët, nga bujtinar të ndërtuara prej vitesh!
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin në zonën turistike të Valbonës për prishjen e disa bujtinave të pretenduara pa leje.
Fadromat kanë mbërritur në Valbonë paraditen e sotme me një numër të madh policësh për të nisur aksionin e prishjes. Ndërsa turistët janë nxjerrë jashtë.
Një çift të moshuarish nuk i mbajnë dot lotët pasi ajo që kanë ndërtuar janë vetëm 3 dhoma të vogla, prej druri të cilat u sillnin të ardhurat për të jetuar. I kanë ndërtuar në tokën e tyre, në shtëpinë e tyre.
“Në tokë tënde, në shtëpinë tënde. Eshtë gjynah. Na dogji serbi, e tani po na djeg shqiptari. Ka biznese të tjera. Ne ishim të fundit’, thonë ata.
Megjithëse bujtinat kanë qenë aktive prej kohësh, autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen, veçanërisht në zona të mbrojtura edhe pse kjo administratë është përgjegjëse, pasi i ka lejuar deri më sot të ndërtonin dhe të shfrytëzonin bizneset e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



