E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj del nga qelia, të premten vendoset fati i zgjedhjeve në Tiranë
Lajme

Veliaj del nga qelia, të premten vendoset fati i zgjedhjeve në Tiranë

Ditën e premte pritet të vuloset fati i zgjedhjeve në Tiranë. Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 31 tetor për shqyrtimin e ankesës së Erion Veliajt, i cili ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin nga posti i kryebashkiakut.

Seanca do të jetë vendimtare, pasi Kushtetuesja ka pezulluar përkohësisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Të premten do të dëgjohen palët dhe pritet që të ketë një vendim paraprak mbi fatin e procesit.

Nëse gjykata lë në fuqi shkarkimin e Veliajt, do të zhvillohen zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës. Por nëse vendimi i qeverisë rrëzohet, atëherë Veliaj do të mbetet në detyrë deri në vitin 2027.

Burime bëjnë me dije se në seancë do të jetë i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, i cili për herë të parë do të dalë nga qelia, pasi Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat për transportimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.