E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj kërkoi të shfaqet në Këshill Bashkiak? Reagimi nga SPAK
Flash

Veliaj kërkoi të shfaqet në Këshill Bashkiak? Reagimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se deri tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.9.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë”, thuhet në përgjigjen e SPAK për Klan News.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar më herët se nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë për leje të veçantë, që do t’i lejonte Veliajt të merrte pjesë në mbledhje.

Sipas parashikimeve ligjore, për personat në paraburgim miratimi i parë për çdo lëvizje jashtë institucionit jepet nga prokurori i çështjes, ndaj një procedurë e tillë nuk mund të zhvillohet pa kërkesë zyrtare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.