E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi është në prag të kaosit total!
Lajme

Vendi është në prag të kaosit total!

Publikuar nga Andi Myrta

Tirana është në ditën e tretë të revoltës së të rinjve. Veç kryeqytetit, dhuna po përhapet në disa qytete si Durrësi, Korca, Elbasani, Shkodra…

Dëmtohen edhe objekte private

Përveç objekteve publike, viktima të shkatërrimit po bien edhe objekte private, më së shumti banka.

Pasojat mund të jenë të rënda!

Mos harroni, përballë shtetit nuk janë burra e gra që i fshihen kamerave se mos i heqin nga puna.

Përballë janë të rinj që nuk kanë asgjë për të humbur. Janë të rinj që në shtëpi, në rrugë, në telefon, në televizor dëgjojnë lajme për skandale me qindra miliona Euro. Dëgjojnë prindërit të bëjnë llogaritë me pikatore për të shtyrë muajin, apo janë me baballarë emigrantë që i takojnë dy herë në vit.

Po shkruaj si qytetar dhe si prind!

Kur shikon këtë vajzë që godet me shkelm plot mllef një objekt në rrugë, mendon se është thjesht një adoleshente e pa edukuar.

Por para se të jenë të pa edukuar, ata janë të pa shpresë. Dhe zemërimi i atij që s'ka asgjë për të humbur dhe asnjë siguri për të ardhmen është më i fortë se çdo armë e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.