E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi ‘vlon’ nga protestat, Koçeku godet Ramën në ‘Financial Times’
Lajme

Vendi ‘vlon’ nga protestat, Koçeku godet Ramën në ‘Financial Times’

Deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka ndarë në rrjetet sociale një prononcim të sajin për “Financial Times”, ku flet mbi protestat masive që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Shqipëri, me kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Duke reflektuar mbi këto zhvillime, Koçeku thekson një ndryshim të thellë në mentalitetin shoqëror, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas saj, brezat e mëparshëm i kanë rritur fëmijët me bindjen se lumturia gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa protestat aktuale po dëshmojnë të kundërtën: një rikthim të besimit tek vendi i tyre.

Në postimin e saj, ajo shprehet:

“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”.

Pjesë nga artikulli i “Financial Times”, që i referohet drejtpërdrejt Marjana Koçekut, hedh dritë mbi ndikimin e protestave dhe kontekstin më të gjerë politik e shoqëror në vend:

“Pas shpërthimit të protestave në Tiranë, duket se punimet janë ndalur. Javën e kaluar në vend nuk ishin të dukshëm kamionë, materiale apo punëtorë ndërtimi dhe gardhi i ri ishte hequr.

Parlamenti Europian, i cili ka të drejtë fjale në kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë, në mesin e qershorit bëri thirrje për një moratorium mbi të gjitha punimet dhe lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura të vendit dhe kërkoi që amendamenti ‘me pesë yje’ të shfuqizohet.

Për Marjana Koçekun, një ligjvënëse 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin vendin e tyre.

Shqipëria përjetoi emigracion masiv pas përfundimit të sundimit komunist në vitin 1991, por ky fluks po fillon të ngadalësohet. Shumë anëtarë të diasporës u kthyen gjithashtu në Tiranë për demonstratat, tha Koçeku.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”

Jeta e Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat malor të izoluar në veri të Shqipërisë, ku mund të shkohet vetëm me varkë, ajo u nis për në Itali për të studiuar. Por ajo u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt turizmi të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj përpara se të hynte në politikë.

Muajin e kaluar, ajo u largua nga partia qeverisëse e Ramës për shkak të projektit të vijës bregdetare të Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në parlamentin e Shqipërisë. Që atëherë ajo ka marrë kërcënime”, shkruhet në artikull.

Prej më shumë se një muaji, Shqipëria është përfshirë nga protesta të gjera antiqeveritare, të cilat nisën pas dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec të Vlorës, në kuadër të kundërshtimeve ndaj ndërtimeve në këtë zonë.

Ngjarja u pasua nga mobilizime të shumta qytetare, të cilat që nga fundi i majit vijojnë çdo ditë para Kryeministrisë në Tiranë.

Përveç protestuesve në rrugë, lëvizjes i janë bashkuar edhe figura nga brenda Partisë Socialiste. Një prej tyre është pikërisht Marjana Koçeku, e njohur për publikun si “Neomalsorja”, e cila tashmë përfaqëson një zë të pavarur në Parlament.

Pjesa e artikullit dedikuar Marjana Koçekut:

“Pas shpërthimit të protestave në Tiranë , duket se punimet janë ndalur. Javën e kaluar në vend nuk ishin të dukshëm kamionë, materiale apo punëtorë ndërtimi dhe gardhi i ri ishte hequr.

Parlamenti Europian, i cili ka të drejtë fjale në kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë, në mesin e qershorit bëri thirrje për një moratorium mbi të gjitha punimet dhe lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura të vendit dhe kërkoi që amendamenti ‘me pesë yje’ të shfuqizohet.

Për Marjana Koçekun, një ligjvënëse 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin vendin e tyre.

Shqipëria përjetoi emigracion masiv pas përfundimit të sundimit komunist në vitin 1991, por ky fluks po fillon të ngadalësohet. Shumë anëtarë të diasporës u kthyen gjithashtu në Tiranë për demonstratat, tha Koçeku.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”

Jeta e Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat malor të izoluar në veri të Shqipërisë, ku mund të shkohet vetëm me varkë, ajo u nis për në Itali për të studiuar. Por ajo u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt turizmi të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj përpara se të hynte në politikë.

Muajin e kaluar, ajo u largua nga partia qeverisëse e Ramës për shkak të projektit të vijës bregdetare të Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në parlamentin e Shqipërisë. Që atëherë ajo ka marrë kërcënime”, shkruhet në artikull.

Prej më shumë se një muaji Shqipëria është përfshirë nga protesta masive antiqeveritare që nisën pas dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec të Vlorës, pas protestave në këtë zonë kundër ndërtimeve.

Ngjarjen e pasuan protesta të mëdha, të cilat që nga fundi i majit vijojnë çdo ditë para Kryeministrisë.

Përveç protestave, ka pasur edhe eksponentë nga brenda Partisë Socialiste, që tashmë janë bashkuar me protestuesit, një ndër to është edhe deputetja Marjana Koçeku e njohur për publikun si “Neomalsorja”.

WhatsApp Image 2026-07-03 at 17.00.51 (1)WhatsApp Image 2026-07-03 at 17.00.51

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.