E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ 23-vjëçari me G-Class në breg të detit
Lajme

Video/ 23-vjëçari me G-Class në breg të detit

Ndëshkohet me 50 mijë lekë gjobë

Video

Një 23-vjeçar është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë.

Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Policia identifikoi dhe shoqëroi të riun në komisariat, ku iu vendos masa administrative. Autoritetet theksojnë rëndësinë e denoncimeve për shkelje të tilla dhe premtojnë reagim të menjëhershëm.

Njoftimi i policisë:

Vain, Ishull Lezhë

Qarkulloi me automjet tip “G-Class”, në breg të detit, dhe cenoi sigurinë e pushuesve, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.

Policia e Lezhës falenderon qytetarët dhe median për kontributin për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe fton që të vijojnë të denoncohen raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.