Video
Më 28 maj u regjistrua një ngjarje tragjike në rivierën e Budvës. Një e re 19 vjeçare nga Serbia, Tijana Radonić, ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë.
Pak ditë pas ngjarjes, ndërsa pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë u publikuan sot. Sipas pamjeve, e reja fillimisht shihet në gjendje paniku, duke hequr jelekun dhe më pas rripat e sigurisë që e mbanin të lidhur me pajisjen fluturuese.
Sicc duket pak çaste më vonë, ajo bie nga lartësia, teksa dshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan të renë duke bërtitur “Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!” para se të ndodhte tragjedia. Vajza po merrte pjesë në xhirimet e një reklame për një agjenci turistike lokale.