E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Digjet objekti te Uji i Ftohtë në Vlorë
Flash

Video/Digjet objekti te Uji i Ftohtë në Vlorë

Një objekt në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë, është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, ndërtesa nuk ishte në funksion dhe përdorej vetëm gjatë sezonit veror.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo të qëllimshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.