E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Drejtori i LSI kapet duke vjedhur
Publik News

Video/ Drejtori i LSI kapet duke vjedhur

Fushata elektorale është në maksimumin e saj. Palët po zhvillojnë turet e dyta të takimeve, ku ajo që bie në sy është “Task Forca” e ngritur për herë të pare, e cila monitoron fushatën elektorale duke ndalur administratën të jetë në fushatë brenda orarit zyrtar.

Beteja më e madhe pas marrëveshjes Rama- Basha është ndalimi jo vetëm i mbështetësve të tyre, por edhe i eksponentëve të partive të vogla për të qenë aktiv në orarin e punës. Palët thonë “mos shkoni në fushatë në orarin zyrtar”, por videoja e  mëposhtëme është përjetej imagjinatës që mund të kenë firmosësit e marrëveshjes.

Këta firmëtarë, na thonë që drejtorët dhe administrata publike të mos marrin pjesë në fushatë. Por videoja e mëposhtme ka ardhur si denoncim në redaksinë tonë dhe pretendohet se tregon Erald Kosenin, drejtorin e Postës në Peqin, përfaqësues i LSI, i cili duket në ambientet e një sallë lojërash fati duke luajtur. Deri këtu gjithçka do të ishte normale, në rast se ai nuk do të ishte në mes të ditës dhe do të vidhte kompjuterat e lojërave të fatit.

Ndoshta kur ka parë videon Meta- Prifti, se si kreu i LSI flet për 700 mijë euro, Eraldi gabimisht bën të njejtin veprim. Shefi i tij, Ilir Meta është akuzuar për vjedhje qindra mijë euro, ndërsa drejtori i Postës po luan disa 10 mijë lekësha të cilat më pas i vjedh nga kompjuteri.

Më poshtë shikoni videon.

https://youtu.be/F_8LH6eJPJg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.