E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video e Gon Llakajt  dhe mburrja e kryeministrit me “16 milionë” turistët e këtij viti!
Lajme

Video e Gon Llakajt dhe mburrja e kryeministrit me “16 milionë” turistët e këtij viti!

Naim Noka

Kryeministri shqiptar nuk lë shifër aeroporti  pa u mburrur dhe mediat qeveritare  prej  muajsh luajnë me shifra impresionuese të turistëve që vizitojnë vendin, duke pretenduar se Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar në Mesdhe. Kaq butaforik është bërë sa as humori nuk mjafton po të keni kureshtje dhe të ndiqni polic Taipin dhe Agron Llakajn në videon e mëposhtëme:

🎥Polic Taipi i raporton Ramës shifrën 16 MLN turistë🎥

https://www.instagram.com/reel/C_Vb0M_tCC5/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Mediat pranë qeverisë nuk reshtin duke përkthyer shkrime  nga anglishtja në shqip,  për bukurinë e plazheve tona. Bëjnë shumë mirë por kujt  targeti i drejtohen? U drejtohen pensionistëve që mezi e shtyjnë muajin me ilaçe e bukë? I drejtohen adminiatratës ? Apo fëmijëve?!  Në fakt hezitojnë te mos bëjnë atë që dinë më mirë; lëpirjen dhe të jenë thjeshtë zgjatim i megallomanisë dhe propagandës qeveritare. Por a janë  milionat e  turistëve vërtet një tregues i suksesit, apo është një reklamë   për të mbuluar problemet reale me sektorin e turizmit në vend?

Duke analizuar të dhënat nga vende të tjera europiane, siç është rasti i Kroacisë dhe Malit të Zi, ku numri i turistëve për frymë banor është shumë i lartë, vihet re se këto vende e kanë zhvilluar turizmin në mënyrë që ai të përkthehet në përfitime reale për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Ndërkohë, në Shqipëri, pavarësisht retorikës optimiste të qeverisë, situata është ndryshe.

Shqipëria nuk figuron në listat e destinacioneve me numrin më të madh të turistëve për frymë banori. Ndërkohë që Kroacia dhe Mali i Zi kanë raporte që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis turizmit dhe mirëqenies ekonomike, në Shqipëri rritja e numrit të turistëve shpesh përkthehet në ngarkesë për infrastrukturën e pamjaftueshme, përkeqësim të shërbimeve dhe një mungesë të theksuar të kontrollit mbi cilësinë e ofertave turistike.

Një tjetër aspekt që nuk përmendet shpesh nga qeveria është fenomeni i mbriturizmit (“overtourism”), një problem që tashmë po përballet nga qytete si Barcelona, Venecia dhe Dubrovniku. Këto destinacione kanë filluar të ndiejnë efektet negative të turizmit masiv, si rritja e çmimeve të banesave dhe ushqimeve, që largon banorët e përhershëm nga qytetet e tyre dhe shkakton tensione sociale. Shqipëria ende nuk është në këtë fazë, por pa një planifikim të kujdesshëm dhe një strategji të qëndrueshme, është e mundur që të përballet me probleme të ngjashme në të ardhmen.

Pra, mburrjet e Kryeministrit për miliona turistë janë një narrativë e përshtatshme për propagandë, por në realitet nuk reflektojnë sfidat që Shqipëria duhet të përballojë për të zhvilluar një sektor turizmi të qëndrueshëm dhe të dobishëm për vendin.

Turizmi nuk duhet të jetë vetëm një lojë shifrash, por një pjesë e integruar e zhvillimit ekonomik dhe social, që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Në të kundërt, ai është  flluska e radhës  propagandistike dhe objekt humori për Gon Llakajn!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.