E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si guxon Veliaj të futet në tekstet shkollore para Bablokut Rama?
Lajme

Si guxon Veliaj të futet në tekstet shkollore para Bablokut Rama?

 

Naim Noka

Imagjinoni skenën: një ditë të zakonshme, nxënësit shqiptarë hapin tekstet e tyre të reja të Qytetarisë, të mbushura me fjalë të mëdha si “demokraci,” “pjesëmarrje qytetare,” dhe “transparencë.” Dhe ja ku shfaqet, në faqe 33, në vend të ndonjë filozofi të madh, Erion Veliaj! Po, po, vetë kryebashkiaku ynë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i ulur aty sikur sapo ka shpikur rrotën e qytetarisë.

Por si guxoi Veliaj të futet në tekstet shkollore para Bablokut të Madh, Edi Rama? Ku është “Babloku” me lapsin e tij të kuq, që rregullon botën? Ku është vizioni i tij i madh për rilindjen kombëtare?
Po mos vallë Veliaj ka marrë mësime të fshehta nga shefi për artin e vetë-promovimit? Apo ndoshta ky është një eksperiment social për të parë nëse fëmijët mund të mbijetojnë në një botë ku Veliaj është ylli i qytetarisë?

Dikush duhet të ndalë këtë shaka të madhe. Pse të kufizohemi vetëm me një foto të Veliajt në Këshillin Bashkiak? Pse të mos bëjmë një libër të tërë për të? “Erioni dhe Magjia e Qytetarisë 3” – ku secila faqe përshkruan aventurat e tij në rrugët e Tiranës, duke rregulluar sheshet, duke hedhur farë pemësh, dhe duke na bindur për inceneratorin e Tiranës  si pjesë e të ardhmes së gjelbër.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit hesht. Mbase janë të zënë duke menduar për tekstin e ardhshëm të Matematikës, ku Veliaj do të zëvendësojë Pythagorën. Ose ndoshta po planifikojnë një lëndë të re, “Veliaj 101: Si të bëhesh super-çiklist  në 10 hapa.”

Dhe ta mendosh që babloku bën reklamë librat falas për fëmijët?! Kjo është një thirrje urgjente për drejtësi: Nuk mund të lejojmë që Erioni të kalojë Bablokun pa bërë asnjë betejë. Në fund të fundit, në këtë vend ka një hierarki, dhe tekset shkollore duhet të respektojnë rregullat e pashkruara të promovimit politik.

Ministria duhet të japë llogari për këtë skandal dhe të sigurohet që babloku duhet të zërë menjëherë vendin që i takon në  garën për zemrat e fëmijëve tanë. Veliaj, nuk mund të dalë para Bablokut, ndaj duhet të  qëndrojë  në listë pritje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.