VIDEO/ Erion Veliaj pranon me zë e me figurë ekzistencën e armatës sekrete në Bashkinë e Tiranës…
“…një fotografi që kemi 15 vjet me gjithë ushtrinë tonë të propagandës ta fshijmë, nuk e di ku e kishin gjetur”- ishte kjo një fjali gjoja llastuese e Erion Veliajt në video mesazhin drejtuar Blendi Fevziut.
Pak kohë më parë Erion Veliaj gjatë një interviste në Opinion refuzoi akuzën se ai kishte punësuar mbi 60 persona vetëm në zyrën e shtypit. Deklarara e bërë në këte video të radhës që Veliaj e xhiro me të njëjtën kamer me te cilën ai bombardon çdo ditë opinionin publik për punë publike te cilat ia shet si nder tiranasve, ani se ata e votuan pikërisht për të bërë me shume punë e me pak llafe, është një rrëfim i subkoshiencës që e e di se është në faj. Psherëtimat e qytetarëve te Tiranës, më së shumti ata që e kane votuar Veliajn për teprimet e Veliajt në raport me propagandën, janë në rritje. Ajo që e bën më të padurueshme këtë situatë anakronike komunikimi të një “shërbëtori të qytetit” me opinionin publik është se Veliaj në gjurmët e Ramës, ka zhdukur defakto gazetarinë si nocion në raport me Bashkinë e Tiranës. Një gazetar i sociales në televizion apo gazetë, tashmë mund të quhet thjeshtë një zgjatim fundor i zinxhirit të propagandës së Veliajt detyra e te cilit është thjeshtë montimi ose publikimi pa bërë asnjë pyetje i materialit te montuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Për gjithçka tjetër mendon Veliaj dhe raporti i tij okult me pronarët e mediave. Të gjithë pa përjashtim janë sot në shërbim pa kushte me kontratë me Veliajn. Dhe jo raport dosido, por një raport që ka si kurban pasurinë publike. Si pasojë, sa më shumë ngulet beton në parqet publike të Tiranës, aq më shumë ngrihet figura e Erion Veliajt nëpër ekrane e gazeta, sa më shumë thellohen themelet e pallateve përmes lejeve klienteliste, aq shumë forcohen shkallet e ngjitjes së kateve te pushtetit për Erion Veliajn. Dhe kur Erion Veliaj akuzohet se për të gjithë këtë veprimtari aspak të ndershme. politike ai ka krijuar një ushtri propagande, ai e mohon. Ama kur duhet për të bërë qokën e kotësisë pa mbarim të 20 vjetorit të Opinion, ai nuk ka për turp të pranojë që sa për vanitet, Fevziu është një fillestar para tij.
https://www.facebook.com/blendifevziu/posts/1529340753812991
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



