E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video: Jam “këshilltare” e Edi Ramës paguani lekët
Lajme

Video: Jam “këshilltare” e Edi Ramës paguani lekët

VIDEO/ Premtonte apartamente me emrin e Ramës, arrestohet 45-vjeçarja; u merrte nga 2 milionë lekë familjeve të tërmetit

Një 45-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se u merrte shuma të konsiderueshme parash familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019, duke u premtuar se do t’i ndihmonte të përfitonin apartamente të reja ose dëmshpërblime.

E arrestuara është Ina Cakaj, e cila dyshohet se paraqitej si person me lidhje dhe ndikim në administratën shtetërore, duke krijuar te qytetarët bindjen se mund të ndërhynte në procedurat e rindërtimit.

Në një video-regjistrim Cakaj shfaqet përpara disa banorëve në Fushë-Krujë, ku prezantohet si “këshilltare” e një projekti që, sipas pretendimit të saj, ishte ngritur nga kryeministri Edi Rama për familjet që prisnin të merrnin apartamentet e premtuara pas tërmetit.

Në video, 45-vjeçarja dëgjohet duke u thënë banorëve se, nëse paguanin dy milionë lekë dhe dorëzonin dokumentet e kërkuara, brenda 24 orëve do të merrnin një mesazh nga Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së çelësave të apartamenteve.

Ajo pretendonte se kishte për detyrë të gjente 20 familje në zonën e Fushë-Krujës, të cilat do të përfitonin nga një projekt që e prezantonte me emrin “La Mama”.

Sipas hetimeve të Policisë, këto pretendime dyshohet se ishin pjesë e një skeme mashtrimi. Cakaj dyshohet se shfrytëzonte pritjen e gjatë dhe nevojën e familjeve të dëmtuara nga tërmeti, duke u premtuar ndërhyrje në institucionet shtetërore kundrejt pagesave.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e të gjithë qytetarëve të dëmtuar, shumën e përfituar dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në skemë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.