E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Ky është personi që mori 100 mijë € për ‘Bashkim Ulajn’
Denoncime

Video/ Ky është personi që mori 100 mijë € për ‘Bashkim Ulajn’


Mori 100 mijë euro duke përdorur emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj, denoncohet 40-vjeçari nga Kukësi

Një rast i dyshuar mashtrimi është denoncuar në një pikë këmbimi valutor, ku një person ka marrë shumën prej 100 mijë eurosh duke përdorur emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Personi që shikoni më video është paraqitur pranë pikës së këmbimit duke pretenduar se ishte autorizuar nga biznesmeni për të tërhequr shumën e konsiderueshme.

Në videon që dokumenton ngjarjen, ai shihet duke komunikuar me punonjësin e pikës së këmbimit. Paratë ndodhen mbi tavolinë dhe më pas i dorëzohen personit, i cili largohet nga ambientet e biznesit.

Sipas informacioneve të publikuara, personi që shfaqet në video është Agron Cena, 40 vjeç, nga Kukësi.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është bërë e mundur dorëzimi i 100 mijë eurove vetëm duke përdorur emrin e një personi tjetër dhe pa u verifikuar autorizimi përkatës.

Gjithashtu pretendohet se Cena mund të ketë lidhje me raste të tjera mashtrimi, në të cilat përmenden edhe persona të arrestuar ose të shpallur në kërkim. Këto të dhëna mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit apo organet e drejtësisë për rrethanat e ngjarjes dhe fatin e shumës së marrë. Personi i përmendur gëzon prezumimin e pafajësisë derisa përgjegjësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.