Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia
VIDEO
ndërsa Erion Veliaj vijon të heqë vizat e çdo dite që kalon në paraburgimin e Durrësit që prej mbrëmjes së 12 shkurtit, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa shijon rrezet e diellit me familjen e saj në bregdetin shqiptar.
Në një video të siguruar nga “Ora News” shihet qartë Ajola Xoxa nën shoqërinë e të birit dhe nënës së saj në bregun e Qerretit aty ku dhe kanë banesën e tyre çifti Veliaj-Xoxa, që janë subjekt i hetimeve të SPAK-ut për një sërë akuzash të rënda.
MESAZHET E KODUARA TË ERION VELIAJT NGA BURGU
Ndërkaq, kujtojmë se Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social të mbyllur me vendim qeverie.
Ditën e djeshme ai ka publikuar një video ku fajëson për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, dhe u kujton këtyre personave se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.
“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj sipër videos së publikuar në TikTok, teksa e shoqëron me këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë).
Ky ishte mesazhi i dytë i koduar i Erion Veliajt brenda pak ditësh. Në një video më parë ai kërcënoi Edi Ramën dhe identifikoi Nesti Angonin.
HETIMET NDAJ ÇIFTIT VELIAJ – XOXA
Erion Veliaj që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK në Bashkinë e Tiranës, duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi.
Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më vonë iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, si dhe ajo e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Lidhur me këto vepra penale nën hetim është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e cila u la në masën e detyrimit të paraqitjes për shkak të kujdestarisë së djalit të tyre të mitur./oranews