VIDEO/ Ofendoi “Fire-n”, TikTok-erja Suada Muça dhunohet brutalisht
Mbrëmjen e kaluar në Tiranë, TikTokerja Suada Muça ka qenë viktimë e një akti dhune. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur ajo sulmohet nga disa persona.
Sipas raportimeve mediatike, dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm në rrjetin social TikTok.
Mësohet se dhunimi i Suada Muçës mund të jetë porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformë me pseudonimin “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve që ajo dyshohet se ka publikuar ndaj tij gjatë një transmetimi live.
Pas incidentit, Suada Muça është shfaqur në një video live në rrjetet sociale, ku duket me shenja të dukshme dhune në fytyrë. Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga katër persona, një vajzë dhe tre burra.
Sipas saj, pas ushtrimit të dhunës, autorët e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.
“Ishin tre ose katër persona, njërën e pashë që ishte vajzë, ndërsa të tjerët ishin burra”, shprehet ajo në videon e publikuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



