VIDEO/ Vëllezërit Bakaj rrahin LIVE ‘Fire-n’ e TikTok-ut
Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, dhe situata më e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj.
Ata kanë dhunuar personazhin e njohur të TikTok-ut, të njohur me emrin “Fire”, i cili realisht quhet Xhemal Uka. Incidenti ndodhi ndërkohë që “Fire” ishte i “LIVE” në platformë, kur dy vëllezërit e goditën papritur. Shkak për këtë sulm janë bërë ofendimet e mëparshme të personazhit ndaj vëllezërve Bakaj.
Ende nuk ka më shumë informacion mbi pasojat e incidentit, por videoja e momentit po qarkullon masivisht në TikTok, duke u bërë virale dhe duke tërhequr reagime të shumta nga përdoruesit e rrjetit social.
Ky incident shton listën e sherrave që ndodhin live për arsye të ofendimeve online, duke treguar një fenomen shqetësues të dhunës virtuale që kalon në jetën reale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



