Video/ Xhensila dhe Ledri kapen ‘mat’, puthje ‘përvëluese’ mes tyre
Këngëtarët e njohur shqiptarë Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula duket se po kalojnë kohë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Dy artistët janë filmuar në një klub nate në Paris, ku shfaqen duke kërcyer, kënduar dhe duke u përqafuar e puthur mes tyre.
Pamjet, të realizuara mbrëmjen e kaluar në klubin Circoloco Paris, tregojnë dyshen në një atmosferë festive, ndërsa në një moment ata shihen edhe duke u puthur. Videoja dhe fotografitë kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjet, pasi prej kohësh qarkullojnë zëra se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim artistik.
Burime pranë mediave rozë thonë se gjatë gjithë mbrëmjes Xhensila dhe Ledri kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e klubit. Afërsia e tyre ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një raport të mundshëm sentimental.
Prej disa kohësh të dy artistët janë pjesë e të njëjtit menaxhim muzikor, të drejtuar nga producenti Faton Shoshi. Gjatë kësaj periudhe ata kanë realizuar edhe bashkëpunime muzikore, çka ka bërë që të kalojnë shpesh kohë së bashku në projekte profesionale.
Pas historive të mëparshme në jetën e tyre personale, duket se të dy kanë zgjedhur të fokusohen në një kapitull të ri. Pamjet nga nata në Paris kanë shtuar spekulimet se raporti mes tyre mund të ketë kaluar përtej skenës dhe studios muzikore.
Xhensila Myrtezaj është nënë e dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, nga marrëdhënia e saj shumëvjeçare me aktorin Bes Kallaku. Nga ana tjetër, Ledri Vula është baba i një vajze, Poem Blu, e lindur nga lidhja e tij me Sara Hoxhën.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht deri tani për pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



