E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Zbulohet i dashuri ‘misterioz’ i Ronela Hajatit
Showbiz

VIDEO/ Zbulohet i dashuri ‘misterioz’ i Ronela Hajatit

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se po kalon një periudhë të re në jetën e saj personale. Së fundmi, ajo është parë në Toronto të Kanadasë, duke ndjekur një ndeshje basketbolli në shoqërinë e një mashkulli misterioz, i cili mësohet se është i dashuri i saj.

Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku po kalon kohë pranë partnerit të saj të ri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë artisten të relaksuar dhe të qeshur gjatë ndeshjes, ndërsa video është filmuar nga një shqiptare që jeton në Kanada dhe e ka pikasur Ronelën në tribunë.

Këngëtarja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen dhe duket se po e mban jetën private larg vëmendjes së mediave. Megjithatë, video nga Toronto ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente.

Identiteti i partnerit të saj mbetet ende i panjohur, por duket se këngëtarja po e shijon këtë kapitull të ri të jetës personale larg syrit të mediave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.