Video/ Zjarr në Shalës të Konispolit, rrezikohen banesat
VIDEO
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të shtunë zonën e Shallës në Konispol, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe dëme të konsiderueshme në sipërfaqet me ullinj dhe bimësi të egër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar zjarrfikësit e bashkisë, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës. Sipas informacioneve paraprake, rrezikohen disa banesa dhe toka bujqësore, ndërkohë që terreni i vështirë dhe mungesa e mjeteve adekuate e bëjnë të vështirë ndërhyrjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



