E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Videot intime të Adrian Hilës, Policia pyet 3 persona të tjerë
Lajme

Videot intime të Adrian Hilës, Policia pyet 3 persona të tjerë

Hetimi për publikimin e materialeve intime që pretendohet se lidhen me kompozitorin Adrian Hila vijon nga strukturat e Policisë së Tiranës, ndërsa në internet janë shfaqur materiale të tjera të të njëjtës natyrë.

Në kuadër të hetimeve, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka marrë këtë të martë deklarime nga tre vajza të tjera që shfaqen në materialet objekt verifikimi.

Burimet bëjnë me dije se edhe këto persona kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me marrëdhënien me kompozitorin, ndërsa në deklarimet e tyre kanë ngritur dyshime mbi personat që mund të kenë pasur akses te materialet dhe më pas t’i kenë shpërndarë ato në internet.

Në fokus të hetimit nuk është vetëm përmbajtja e videove, por veçanërisht mënyra se si materialet e regjistruara nga kamerat e sigurisë kanë përfunduar në faqe të ndryshme online.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit apo personave që dyshohet se kanë siguruar, nxjerrë dhe shpërndarë materialet.

Për rastin, strukturat e Policisë së Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori, ku po hetohen disa vepra penale që lidhen me cenimin e privatësisë dhe ndërhyrjet e paligjshme në sistemet apo të dhënat kompjuterike.

Mes veprave penale të referuara janë “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Hetimet pritet të fokusohen te gjurmët dixhitale, mënyra e aksesimit të materialeve dhe personat që mund të kenë pasur mundësi t’i siguronin ato përpara publikimit.

Deri në përfundim të hetimeve, mbetet për t’u përcaktuar se kush qëndron pas nxjerrjes dhe shpërndarjes së materialeve dhe në ç’mënyrë ato kanë dalë nga burimi fillestar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.